Po humbasim deri në 200 ushtarë në ditë, thotë zyrtari ukrainas

11 Qershor 2022 | 08:24

Një ndihmës i lartë i presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se rreth 100 deri në 200 ushtarë ukrainas po vriten çdo ditë në luftën ndaj Rusisë.

Mykhaylo Podolyak tha për BBC, se Ukrainës i duheshin qindra sisteme artilerie nga Perëndimi për të përballuar ofensivën ruse në rajonin lindor të Donbasit.

“Kërkesat tona për artileri nuk janë thjesht një lloj trillimi, por një nevojë objektive kur bëhet fjalë për situatën në fushën e betejës,” u shpreh ai.

Sipas Podolyak, Kievi nuk është gati për negociata me Moskën, por shtoi se bisedimet mund të rifillonin vetëm nëse Rusia hiqte dorë nga ajo pjesë e territorit që tanimë e zotërojnë forcat e saj.

Trupat ukrainase po përballen me bombardime të shumta, ndërsa forcat ruse përpiqen të marrin nën kontroll rajonin e Donbasit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026