Miratimi hartës gjyqësore nga KLGJ, avokatët bojkotojnë seancat
Harta e re gjyqësore miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor kundërshtohet fort nga avokatët.
Ata kanë vendosur të bojkotojnë të gjitha proceset gjyqësore nga data 14 deri në 17 qershor.
Këtu përjashtim bëjnë vetëm masat e sigurimit të cilat janë të planifikuara
Dhoma kombëtare e avokatisë e cilëson antikushtetues vendimin për të shkrirë 18 gjykata.
Ky vendim cenon aksesin e qytetarëve në drejtësi si dhe dëmton procesin e mbrojtjes në të gjitha llojet e çështjeve gjyqësore, thuhet në njoftimin e dhomës së avokatisë.
Avokatët kërkojnë nga qeveria të mos miratojë kërkesën e KLGJ-së.
Reformën më të madhe e pësojnë gjykata e apelit nga të cilat mbyllen 5 duke u grumbulluar vetëm në gjykatën e apelit të Tiranës.
Mbyllen gjithashtu 9 gjykata të shkallëve të para me jurdiksion të përgjithshëm dhe 4 gjykata administrative të shkallëve të para.
KLGJ ka vendosur që vendi të ketë vetëm dy gjykata administrative të shkallëve të para një në Tiranë e cila do të mbuloj qendrën dhe veriun e vendit.
Krijohet gjykata administrative e shkallës së parë Lushnjë e cila do të mbulojë jugun e vendit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta