Shqiptarët zgjedhin Turqinë për të pushuar pavarësisht rritjes së çmimeve
Ku do të shkojmë me pushime? Kjo është tema e çdo bisede, në këtë periudhë. Rritja e çmimeve ka ndikuar dhe në turizëm, por megjithatë qytetarët shqiptarë, I qëndrojnë besnikë, Turqisë.
“Preferohet shumë Turqia, sepse ajo që duan shqiptarët është, pushime komode, ekonomike dhe të garantuara. Në qershor një familje mund të kalojë pushimet 500 euro personi, 2 fëmijët falas, paguajnë vetëm udhëtimin”, tha Aurela Baholli, operator turistik.
Ndërkohë të huajt zgjedhin bregdetin tonë, për të pushuar. Këtë vit surprizë kanë qënë turistët serbë.
“Qytetarët serb kanë filluar të frekuentojnë brigjet e detit, për pushime kryesisht në përudhen e sezonit veror”, u shpreh Rrahaman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.
Qëndrimi mbyllur për një kohë të gjatë, ka shtuar dëshirën për të udhëtuar e për të parë vende të reja. Vetëm në muajin Prill të këtij vitit, në Shqipëri kanë hyrë 402.051 të huaj. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 66,8 %.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta