Kampioni me aftësi ndryshe, i riu triumfon në garën e notit në Durrës

13 Qershor 2022 | 15:17

Gersi Troka, 22-vjeçari me “Sindromën Down” ia ka dalë të mposhtë fatin e tij dhe të jetë krenari për Shqipërinë.

Kufizimet shëndetësore nuk e kanë penguar Gersin të shpallet kampion në gara kombëtare e ndërkombëtare për sportistët e veçantë.

“Jam shumë krenar që kam nderuar Shqipërinë në këto kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ndihem shumë i kenaqur”, tha ai.

Profesori i tij thotë se ai tashmë numëron me krenari me dhjetra çmime.

“Nuk e di sa medalje, por realisht janë shumë. Ato që janë me vlerë janë medaljet që kemi nga lojërat olimpike që janë zhvilluar në Abu Dhabi në 2019-ën, ku kemi përfaqësuar Shqipërinë në sportin e notit me Gersin”, u shpreh Lama.

Pas gjithë këtyre sukseseve, një tjetër sfidë e rëndësishme e pret Gersin.

“Ne po përgatitemi për Kampionatin Europian që organizohet në Çeki dhe ne mendojmë se do të arrijmë përsëri një rezultat të kënaqshëm dhe pse jo edhe me medalje, siç ishim vitin që shkoi”, sipa strajnerit.

E ndërsa aspiron t’i sjellë Shqipërisë një tjetër medalje, Gersi nuk ka mbështetje nga shteti.

“Nga shteti jo, nuk kam fare mbështetje, por më shumë mbështetje kam nga familja ime. Shteti ka ofruar shumë, por për mua jo, sepse nuk ka bërë kushte për personat me aftësi të kufizuara, madje edhe për personat me sindromën tonë nuk ka bërë asnjë gjë, as para, asgjë fare”, theksoi 22-vjeçari.

Notari shqiptar bën thirrje për më tepër vëmendje dhe investime për individët me aftësi të veçanta.

“I bëj thirrje shtetit shqiptar, që personat me aftësi të kufizuara duhen ndihmuar, sidomos në sporte dhe aktivitete, arte e kudo. Të na ndihmojnë edhe nëpër kompeticione. Sidomos kushteve më shumë, sepse personat me aftësi të kufizuara kanë nevojë edhe për disa kushte, që i kemi thënë edhe shtetit”, deklaroi ai.

Këto ditë ai ka garuar në turneun mbarëkombëtar “Teuta Cup”, që u zhvillua në Durrës në fundjavë, duke u përfaqësuar me dinjitet për kohët që arriti në garat që zhvilloi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026