Vrau ish-policin, Blendi Teta dënohet me 25 vite burg

14 Qershor 2022 | 10:51

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit dënoi përfundimisht me 25 vite burg Blendi Tetën, të akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Teta pati rol në mbajtjen nën vëzhgim të Santiago Malkos me qëllim që të gjendej një moment i përshtatshëm për ta qëlluar.

Ish-polici u ekzekutua me breshëri automatiku më 17 gusht të vitit 2019, teksa lëvizte me makinë në zonën e ‘Xhamllikut’ në kryeqytet.

Blendi Teta u kthye në dëshmitarin kryesor pasi zbërtheu pjesë të rëndësishme të klanit Duka  që organizoi vrasjen e Santiago Malkos.

Ndërkohë, në kërkim për këtë çështje janë Leonard Duka, 33 vjeç; Erlis Duka, 29 vjeç; Oltian Loga, 38 vjeç; Dritan Agaj, 38 vjeç; Fatmir Hyseni Musai, 42 vjeç,  Aleksdandër Maxhaku, 37 vjeç dhe Xhoni Nica, 24 vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)

Një stuhi e fortë breshëri ka goditur fshatin Drizë, në bashkinë e Gramshit, duke shkaktuar dëme të mëdha në sektorin bujqësor dhe duke vënë në...
21:32 | 24/06/2026