SHBA: Policia braktis rajonin, protestuesit e shpallin “zonë të pavarur”

13 Qershor 2020 | 13:24

Protestuesit në Siatëll të SHBA-ve kanë pushtuar një zonë, prej gjashtë blloqesh, të cilën e quajnë “Zona Autonome e Capitol Hill”, ku nuk ka prani të policisë.

Rrethimi i kësaj zone u krye më 11 qershor, kur policia vendosi ta braktisë rajonin në mënyrë paqësore, pas shumë ditësh protesta kundër racizmit dhe dhunës policore.

Protestat morën shkas nga vdekja e George Floyd, një afro-amerikan 46-vjeçar, i cili vdiq gjatë një arrestimi të dhunshëm nga katër policë në shtetin e Minesotës.

Disa përfaqësues të policisë janë kthyer në rajon ditën e enjte, më 12 qershor, por vetëm për të bërë vlerësimin e dëmeve. Ndërtesa mbetet pa staf.

Me qindra protestues i kanë bërë thirrje kryebashkiakes Jenny Durkan që të japë dorëheqjen e të nisin reformat policore.

Presidenti Donald Trump ka propozuar që të përdoret Garda Kombëtare për të lëvizur protestuesit nga zona. Kryebashkiakja u përgjigj që do të ishte antikushtetuese dhe përdorim force i pajustifikuar.

Ndërkohë, protestuesit që kanë rrethuar zonën nuk kanë shfaqur shenja dhune. Ata kanë bllokuar rrugët me barrikada dhe kanë organizuar tubime brenda zonës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026