Marrëveshja Kosovë-Serbi të bazohet në njohjen reciproke, thotë raporti i PE

14 Qershor 2022 | 21:17

Për herë të parë, Parlamenti Europian ka deklaruar se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të bazohet në njohjen reciproke.

Autori i raportit për Serbinë, Vladimir Bilçik (EPP), u tha gazetarëve se nuk ishte i kënaqur që shprehja “njohje reciproke” është përfshirë në tekstin e amendamentit, raporton Kosova Press.

“Shumica e qeverive e njohin Kosovën dhe kanë shumicën në Parlamentin Evropian dhe ka qenë vendim politik i shumicës politike që ta përfshijë këtë në tekst. Po, çështja e njohjes reciproke është në tekst, por njohja nuk është në dorën e Parlamentit dhe këtë duhet ta kuptojë publiku serb”, u shpreh Bilçik.

Ai ritheksoi se çështja e njohjes së Kosovës është privilegj dhe e drejtë ekskluzive e qeverive të vendeve anëtare të BE-së dhe se në këtë moment nuk sheh ndonjë përparim drejt njohjeve të mundshme.

Bilçik konfirmoi se është në kontakt me qeverinë e tij në Sllovaki dhe shprehu besimin se çështja e njohjes “nuk është temë” në Bratislavë.

Për raportin përfundimtar për Serbinë në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit (AFET) votuan 50 anëtarë të AFET-it, pesë ishin kundër dhe tre abstenuan.

Krahas marrëdhënieve me Kosovën dhe sundimit të ligjit në vend, raporti i votuar përfshin edhe harmonizimin me politikat e sanksioneve kundër Rusisë, si përcaktues i progresit të përgjithshëm të Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026

Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet...
11:20 | 22/07/2026

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit....
09:52 | 22/07/2026