Paris, policia hedh gaz lotsjellës për të shpërndarë tubimin e paautorizuar
Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë një tubim paqësor por të paautorizuar kundër dhunës policore dhe racizmit gjatë së shtunës.
Të paktën 15 mijë persona u mblodhën në kryeqytetin e Parisit, të drejtuar nga persona që kanë mbështetur kauzën e Adama Traore, një i ri me ngjyrë i cili humbi jetën gjatë kohës që ishte ndaluar nga policia në 2016 nën rrethana që kanë mbetur të panjohura edhe pas 4 vitesh. Deri më sot askush nuk është dënuar për vdekjen e tij.
“Të gjithë po kërkojmë të njëjtën gjë, drejtësi të barabartë për të gjithë”, tha motra e të ndjerit gjatë tubimit.
Situata u tensionua për disa çaste kur një grup tjetër protestuesish u ngjitën në një ndërtesë dhe kanë kundërshtuar tubimin paqësor dhe duke denoncuar “racizmin kundër të bardhëve”.
Policia ka ndërhyrë duke hedhur hedhur gaz lotsjellës dhe duke arrestuar disa prej protestuesve.
Franca i ka ndaluar grumbullimet e mbi 10 personave në kuadër të masave kufizuese kundër COVID-19.
Lexoni gjithashtu
Europa përfshihet nga protestat kundër racizmit, e djathta bën antimiting në Londër
Francë, policia proteston kundër akuzave për racizëm
1 milion dollarë për lirimin me kusht të ish-oficerit të policisë që vrau George Floyd
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet