Ekzekutimi i 76-vjeçarit, i biri iu kundërpërgjigj autorit

16 Qershor 2022 | 09:15

Të tjera detaje janë zbardhur sa i takon dinamikës së ngjarjes së rëndë të një nate më parë në fshatin Stom Golem në Shkodër, ku mbeti i vrarë 76-vjeçari Lulash Qepuri.

Një person i paidentifikuar është afruar në drejtim të lokalit ku ndodhej i moshuari, duke hapur zjarr në drejtim të tij.

Në vendngjarje është ndodhur edhe i biri i tij, i cili ka marrë një armë shootgun dhe është kundër përgjigjur në drejtim të autorit, i cili më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Më pas, i biri ka telefonuar policinë duke i thënë si i kishin vrarë babanë.

Lulash Qepuri nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 25 gëzhoja armësh si pasojë e përleshjes, ndërsa në momentin kur ka ndodhur ngjarja nuk ka patur lëvizje të shumtë të njerëzve në zonë.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve përreth ndërsa janë marrë në pyetje disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen, teksa nuk ka ende një autor të dyshuar.

Lulash Qepuri rezulton një emër i njohur për policinë.

Ai është arrestuar në vitin 2011, pasi policia gjeti armë zjarri, municione luftarake dhe fara kanabisi gjatë një kontrolli në lokalin dhe banesën e tij.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026