Ministrja Denaj: Kemi shpërndarë ”pagat e luftës” për 230 mijë persona

14 Qershor 2020 | 13:13

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj thotë se, 230 mijë shqiptarë janë përfituar nga dy paket e ndihmave për COVID-19. Znj. Denaj duke pasqyruar të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën të ditur se, për paketën e parë është ndarë dhe kësti i tretë i ndihmës prej 26 mijë lekë.

Nga kjo paketë kanë përfituar rreth 64 mijë qytetarë që humbën vendet e punës në biznesin e vogël apo që u prekën nga masat kufizuese. Ndërsa për paketën e dytë me shumën prej 40 mijë lekësh, që përfitohet vetëm një herë, deri tani e kanë marrë rreth 166 mijë punonjës.

Ministrja e Financave thotë se, procesi i dhënies së ndihmës për të dy paketat do të mbyllet brenda muajit qershor dhe në total janë rreth 230 mijë persona që përfitojnë. “Kemi shpërndarë deri më sot pagat e premtuara për mbi 230 mijë shqiptarë, si mbështetje nga Paketat e Qeverisë gjatë pandemisë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të përmbyllin procesin brenda muajit Qershor”, shprehet ministrja.

Sa i takon numrit të të punësuarve, ministrja Denaj thotë se, gjatë tre muajve të pandemisë që u shoqëruan dhe me masa të ashpra kufizuese, ka pasur mbi 136 mijë persona të larguar nga puna. Por, ky bilanc negative thuhet se është kompensuar me punësime të reja, që sipas Denajt në pot ë njëjtën periudhë janë punësuar 109 mijë persona. Nga kjo rezulton se numri total i të papunëve është rritur me vetëm 27 mijë persona. “Zbehja e efektit të COVID19 në tregun e punës po ndodh. 109 mijë individë janë punësuar ose rikthyer në punë në periudhën Mars – Maj”, deklaron znj. Denaj duke bërë të ditur se vetëm gjatë muajit maj janë punësuar mbi 48 mijë persona.104431813 959461384497503 1881241570160821094 o

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026