Aplikacioni, italianët mund të gjurmojnë të infektuarit me COVID-19
Një aplikacion i veçantë është bërë pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve italiane, teksa edhe bashkëjetesa me COVID-19 është kthyer tashmë në normalitet. Është një aplikacion që ka ngjallur debat ku pavarësisht sigurisë së dhënë nga qeveria në javën e parë të provës, ka pasur shumë pikëpyetje.
Në momentin që aktivizohet “Bluetooth”, aplikacioni imunitetit lejon që telefoni celular të komunikojë përmes kodeve të shkëmbyera ndërmjet tyre për një periudhë prej 15 minutash kur njerëzit janë afër. Të dhënat personale nuk do të merren. Gjurmimi i një pacienti pozitiv sigurisht për ata që përdorin aplikacionin do të jetë shumë më e lehtë.
Nëse rezultati është pozitiv, do të kontaktoheni nga autoritetet shëndetësore të cilët do t’ju pyesin nëse keni instaluar aplikacionin imunitar. Nëse po, atëherë operatori do t’ju kërkojë të siguroni një kod specifik të gjeneruar nga aplikacioni dhe pasi kodi futet në sistem do të gjenerojë kode të tjera që do të lidhen me të gjitha pajisjet mobile që kanë qenë në kontakt me telefonin tuaj. Një njoftim do t’u dërgohet të gjithë këtyre personave, duke i kërkuar përdoruesve të kontaktojë me autoritetet shëndetësore për hapat e mëtejshëm.
Por, të qenit miqësor nuk do të thotë që të gjithë janë të gatshëm për këtë aplikacion. “Ndërsa po shkarkoja aplikacionin, po pyesja veten nëse do të doja të ndaja informacione private dhe a do ta kisha telefonin me vete në çdo kohë, në mënyrë që të mund të merrja një njoftim për të më paralajmëruar nëse do të kisha kontakt të ngushtë me një personat e infektuar. E gjithë ideja më streson”, thotë Fabio Faricelli, pwrdorues i aplikacionit.
Përtej çështjes së privatësisë sipas autoriteteve lokale një nga arsyet kryesore të shqetësimit është fakti se shkarkimi i aplikacionit nuk është i detyrueshëm, as nuk është nevoja që përdoruesit të thonë nëse u testuan pozitivisht me virusin”.
Është shumë herët për të bërë një vlerësim të plotë duke pasur parasysh numrin e vogël të rasteve të reja. Teksa ne jemi akoma në fazën përfundimtare, këshilltarja e shëndetësisë në rajonin Abruzzo ka një tjetër këndvështrim
“Aplikacioni është prezantuar në një kohë kur njerëzit duhet të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, ata kanë dëshirë të shoqërohen dhe të mos shqetësohen për idenë e infektimit. aplikacioni shihet si pengesë për këtë, kështu që njerëzve u mungon motivimi për ta shkarkuar”, shprehet Nicoletta Veri.
Vullneti i mirë i njerëzve është thelbësor për suksesin e aplikacionit. T’i përmbahesh rregullave të distancës sociale ka kërkuar të njëjtën përpjekje, megjithëse në këtë rast nuk është e imponuar me ligj. Të paktën 60% e popullatës duhet ta shkarkojë që aplikacioni të jetë efektiv. Qeveria thotë se është çmimi që njerëzit duhet të paguajnë për t’iu rikthyer normalitetit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi