Garancia sovrane, shtyhet afati i aplikimeve për kredi
Bizneset do të kenë afat për të aplikuar për kredi nga garancia sovrane deri më 20 qershor. Vendimi është bërë i ditur nga ministrja e Financave, Anila Denja. Në kreditë përmes garancisë sovrane për pagat e sektorit privat, Qeveria ofron subvencionon plotësisht për interesat e kredi marrjes dhe garanton 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar.
Nga të dhënat mbi garancinë sovrane deri më 5 qershor, nga 712 biznese që kanë aplikuar, janë miratuar 462 kërkesa. Në total bëhet fjalë për një vlerë prej 5.8 milionë lekë.
Këshilli i Ministrave miratoi më 13 maj, shpërndarjen e garancisë së dytë sovrane prej 15 miliardë lekë për bankat e nivelit të dytë në proporcion me portofolin e tregut kredive. Kjo garanci do të mundësojë huadhënien për tregtarët dhe shoqëritë tregtare për të siguruar fondet e nevojshme për kapital qarkullues dhe investime për të mbështetur rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar që është ndikuar nga situata e krijuar nga COVID-19.
Gjatë pandemisë së koronavirusit, qeveria nxori dy garanci sovrane, e para 11 miliardë lekë ku riskun e merrte përsipër plotësisht qeveria, dhe e dyta 15 miliardë lekë ku qeveria garantonte 60% të principalit të çdo huaje dhe interes jo më shumë se 5%, por vetëm për 3 kategori, turizmin, fasoneritë dhe aktivitetet prodhuese.
Lexoni gjithashtu:
Ministrja Denaj: Kemi shpërndarë ”pagat e luftës” për 230 mijë persona
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet