Shuhet në moshën 71-vjeçare shkrimtari dhe studiuesi Moikom Zeqo
Shkrimtari dhe studiuesi i njohur shqiptar, Moikom Zeqo është ndarë sot nga jeta në moshën 71-vjeçare duke lën pas vepra të shquara për kulturën e kombit shqiptar. Ai vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë.
Kush ishte shkrimtari Moikom Zeqo?
Studiuesi Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit, ndërsa familja e tij është me origjinë nga Libohova. Moikom Zeqo arsimin fillor e kreu në Libohovë. Në vitin 1967 ai filloi studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 1971 në degën e Gjuhës dhe të Letërsisë. Pas përfundimeve të studimeve, shkrimtari filloi punë si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”.
Më 1974-1976 punoi si mësues në Rrogozhinë. Më pas, në vitet 1979-1987 qe punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Më 1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Në qershor të 1991 qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës.
Më 31 janar-10 maj 1991, Zeqo u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së. Më 1997-2005 ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar.
Studiuesi tashmë i ndjerë ishte Doktor i Shkencave dhe mban Urdhrin e Lartë “Mjeshtër i Madh”. Shkrimtari i shqur shqiptar, Moikom Zeqo, do të mbahet mend si një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.
Ai ishte autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.
Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbo-kroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.
Gjithashtu, ai është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Gjatë karrierës së tij, Moikom Zeqo përfaqësoi Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetëra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi