Lihet në burg 27-vjeçari, vrau dhe hodhi në rezervuar të riun

17 Qershor 2022 | 10:54

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Lulzim Spahian, i arrestuar mbrëmjen e së martës pasi u kap me një sasi droge. Ndërkohë, ky shtetas ishte në kerkim edhe për një vrasje rreth një vit më parë në Korçë.

27-vjeçari tashmë do trasportohet për në gjykatën Durrësit, ku në 12:00 do zhvillohet seanca për caktimin e një mase tjetër sigurie ndaj tij, ku edhe atje dyshohet për drogë.

Ndërkohë, nesër Spahia do dalë përpara Gjykatës së Korçës, ku do njihet me masën e sigurisë arrest me burg, dhënë ndaj tij në mungesë dhe akuzat e ngritura ndaj tij për vrasjen e Fridman Xhaferrajt, në qershor të vitit të shkuar.

Trupi i tij u gjet i hedhur në rezervuar disa ditë më pas. Përveç Spahias, për këtë ngjarje është arrestuar edhe shtetasi Kristi Bixheku. Të dy këta shtetas pasi ekzekutuan të riun e hodhën në një rezervuar në Ersekë për të fshehur gjurmët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026