Borrell: Të rritet bashkëpunimi, Xhaçka: Thelbësor partneriteti OKB-BE

17 Qershor 2022 | 11:01

 

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell tha se duhet të rritet bashkëpunimi pavarësisht dallimeve.

Në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, drejtuar nga ministrja Xhaçka, Borrell tha se lufta në Ukrainë është një sulm mbi themelet e OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit.

“Ju bëj thirrje të gjithëve që të ndihmoni në përfundimin e luftës, për të siguruar që pasojat globale të frenohen,” – u shpreh diplomati ndërsa shtoi se Rusia po bllokon të paktën 20 milionë tonë drithë ukrainas, që nuk mund të arrijë në tregjet globale.

Borrell u zotua se BE do të vijojë të ndihmojë në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve dhe krizave në mbarë botën.

Ndërkohë, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka tha se partneriteti OKB-BE, thelbësor në adresimin e krizave që përballet siguria ndërkombëtare.

Sipas saj siguria evropiane është sfiduar seriozisht nga agresioni ushtarak ndaj Ukrainës. Ajo shtoi gjithashtu se lufta në Ukrainë ka nxitur një pasiguri ushqimore në mbarë botën

Ndërkaq, ministrja theksoi se Shqipëria po jep kontributin e saj për të mbështetur ukrainasit e larguar nga vendi.

Sa i takon integrimit në BE, Xhaçka u shpreh se Shqipëria është gati për kapitullin e ardhshëm.

“Presim që BE të përshpejtojë përpjekjet  në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi. Dialogu duhet të çojë në njohje reciproke, është koha për të parë rezultate konkrete,” – u shpreh ajo.

Në fund të fjalës së saj Xhaçka sugjeroi se duhet të shtohet bashkëpunimi OKB-BE në mënyrë që mbarë bota të marrë më të mirën e mundshme nga Bashkimi Europian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026

Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ishte e pranishme këtë të shtunë në protestën që po mbahet në ditën e saj të 28-të në Tiranë, ku gjatë...
22:27 | 27/06/2026

Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:45 | 27/06/2026