Bajerni i Mynihut arrin marrëveshjen me Liverpul për transferimin e Sadio Mane

17 Qershor 2022 | 19:21

Bajerni i Mynihut ka arritur marrëveshjen me Liverpul për mesfushorin Sadio Mane.

Gazetari i njohur për transferimet e futbollistëve, Fabrizio Romano ka bërë me dije se  drejtori sportiv i skuadrës gjermane, Hasan Salihamidžić ka deklaruar për Sky Sports se Mane do të vijë në Mynih.

Marrëveshja është arritur mëngjesin e së premtes, teksa po mbyllen detajet e fundit.

Më herët gjatë ditës së sotme, Romano deklaroi se Liverpul ka pranuar ofertën e tretë të Bajernit për 30-vjeçarin senegalez.

Anglezët do të arkëtojnë 32 milion euro në arkën e tyre si dhe 8 milionë të tjera në formë bonuesh.

Mane do të firmosë kontratë 3-vjeçare me rekordmenët gjermanë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026