Rreth 22 mijë maturantë në Kosovë i nënshtrohen sot provimit
Ministria e Arsimit në Kosovë organizon të shtunën provimin e maturës 2022, të cilit do t’i nënshtrohen rreth 22 mijë maturantë.
Provimi i maturës këtë vit do të organizohet në 171 qendra të testimit, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit janë rreth 1600 administrues.
Provimi i maturës fillon në ora 10:00 dhe përfundon në ora 12:30, ndërsa administruesit duhet të arrijnë në qendrat e testimit më së voni në ora 9:00.
Me qëllim të monitorimit të këtij testimi është krijuar një grup punues, ku janë përfshirë zyrtarë kompetentë, ekspertë të kibernetikës, përfaqësues nga MAShTI, drejtorë të DKA-ve dhe Këshilli Rinor i Kosovës (KYC).
Ndaj personave përgjegjës, komisionerë, administrues, nxënës etj, të cilët thyejnë rregullat për mbarëvajtjen e provimit të maturës paralajmërohet se do të marren të gjitha masat përkatëse.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta