Zotimi i Boris Johnson: Do hetojmë diskriminimin në Britani

15 Qershor 2020 | 10:21

Kryeministri britanik, Boris Johnson është zotuar se do të hetojë diskriminimin në Mbretërinë e Bashkuar, duke deklaruar se nuk mund të injorojë “forcën e ndjenjave të qytetarëve”.

Komentet e tij erdhën pasi në Londër u verifikuan trazirat e radhës që pasojnë protestat e aktivistëve kundër racizmit dhe ato të nacionalistëve të ekstremit të djathtë.

“Së pari duhet të pranojmë se kur disa mijëra njerëz marshojnë në mënyrë paqësore për jetët me ngjyrë, ne nuk mund t’i injorojmë. Unë si lider nuk mund të injoroj forcën e ndjenjave të tyre, ndaj dhe duhet të mbikëqyrim diskriminimin në sistemin arsimor, shëndetësor dhe në drejtësi. Ne duhet të shohim të gjitha mënyrat se si diskriminimi prek njerëzit me ngjyrë dhe minoritetet, ndaj do të bëjmë një përpjekje të madhe, të cilën do ta njoftojmë së shpejti; ngritjen e një komisioni të ri ndërqeveritar që të shohë se çfarë po ndodh me komunitetin me ngjyrë dhe grupet e tjera etnike”, deklaroi Johnson.

Protestat u mbajtën pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd në qytetin e Mineapolisit, e cila shkaktoi manifestime, në disa raste të dhunshme, në të gjithë botën.

Por Johnson shtoi se nga ana tjetër synon t’i japë fund edhe ndjesisë së viktimizimit që vërehet sipas tij në radhët e këtyre komuniteteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026