Kokaina e Brazilit, burg për biznesmenin e agjentin doganor

18 Qershor 2022 | 15:17

Për 45 kilogramët e kokainës në portin e Durrësit, gjykata ka vendosur arrest me burg për shqiptarin nga Kosova, Arben Ferizi dhe burg me afat për 18 ditë për agjentin doganor, Egert Vargu.

Përpara togave të zeza, ata i kanë qëndruar deklaratave të tyre të mëhershme për mos dijeninë që në kontejner veç mishit të pulës kishte dhe kokainë.

Vargu dhe Ferizi u arrestuan në flagrancë pasi skaneri i portit zbuloi lëndën narkotike të ndarë në 40 pako dhe të fshehur brenda kontejnerit me mish pule që vinte nga Brazili.

Më datë 12 qershor, anija ishte nisur nga Brazili dhe kishte hyrë në portin e Pireut, Greqi dhe më 13 qershor u nis nga ky port për në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026