Ukraina ndalon muzikën e disa artistëve rusë në media dhe hapësira publike
Parlamenti i Ukrainës ka votuar në favor të ndalimit të një pjese të muzikës ruse në media dhe hapësira publike.
Ndalimi lidhet më tepër me muzikën e krijuar dhe realizuar nga ata që janë ose kanë qenë shtetas rusë pas vitit 1991.
Artistët që kanë dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë mund të aplikojnë për një përjashtim nga ky vendim.
Sipas legjislacionit do të ndalohet edhe importi i librave nga Rusia dhe Bjellorusia, raporton BBC.
Shumë nga ata që jetojnë në zonat e Ukrainës lindore dhe jugore kanë ndjerë historikisht një lidhje të fortë me Rusinë, duke folur shpesh rusishten si gjuhën e tyre të parë.
Por pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që shumë ukrainas të duan të ndahen nga kultura ruse.
Projektligji, i miratuar nga deputetët të dielën, ndalon që një pjesë e muzikës ruse të luhet ose të interpretohet në televizion, radio, shkolla, transport publik, hotele, restorante, kinema dhe hapësira të tjera publike.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta