Vendet e BE rihapin kufijtë, por jo për suedezët
Europianëve iu janë hapur dyert për në Suedi, por e njëjta gjë nuk vlen për suedezët.
Teksa një sërë shtetesh europiane kanë rihapur kufijtë e tyre për turistët europianë, suedezët nuk lejohen të vizitojnë fqinjët e tyre nordike për shkak të masave jo të ashpra të ndërmarra për të frenuar virusin si dhe shkallën e lartë të vdekshmërisë nga COVID-19.
Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda i kanë dyert e mbyllura për Suedinë, të paktën deri për kohën që flasim, përveç disa përjashtimeve të vogla.
Danimarka lejon hyrjen e suedezëve që janë të regjistruar si punonjës, që kanë një shtëpi verore në Danimarkë ose që kanë marrëdhënie me një shtetas danez, sipas “The Local”.
Norvegjia ka hequr kufizimet me vendet e tjera nordike që kanë shkallët të ulët infektimi, ndërsa me Suedinë ende jo.
Për sa i përket Suedisë, nuk ka kufizime për udhëtarët nga BE, Zvicra, Norvegjia, Lihtenshtejni, Islanda dhe Mbretëria e Bashkuar.
Suedia, një shtet i veçuar
Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde tha për një media vendase se ishte “e shqetësuar për të ardhmen e marrëdhënieve me shtetet nordike”.
“Ka kaq shumë bashkëpunim midis këtyre vendeve për sa i përket punësimit, tregtisë edhe fshatrave fqinje, por kur e sheh sot hartën me Suedinë në mes, ke Norvegjinë, Danimarkën dhe Finlandën përreth që thonë: Këtu, mos hajde.”
Por nuk janë vetëm vendet skandinave që po i shmangen suedezëve. Një numër vendesh nga BE kanë vendosur kushte specifike për të ardhurit nga Suedia.
Për shembull, autoritetet çeke kërkojnë që shtetasit suedezë të vërtetojnë që nuk janë mbartës të COVID-19 ose të karantinohen, ndërsa disa lande në Gjermani kanë vendosur rregulla vetizolimi për suedezët.
Lexoni gjithashtu
Suedia me mesataren më të lartë të vdekjeve, autoritetet pranojnë gabimin në strategjinë e ndjekur
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës