Partizani rikthehet te fitorja, Tirana dhe Kukësi vijojnë duelin në distancë
Partizani u rikthye tek fitorja pas 6 ndeshjesh. Të kuqtë triumfuan 8-1 përballe Luftëtarit, tashmë të rënë matematikisht nga kategoria.
Kampionët e Shqipërisë nuk po kalonin periudhë aspak të mirë pasi kishin që prej 16 shkurtit që nuk e provonin shijen suksesit në Superligë.
Ndërkohë që në ndeshjet e ditës së hënë, Tirana do ketë një përballje të fortë kundër Teutës në Durrës.
Bardheblutë i kanë bërë nisje mjaft të mirë periudhës post-karantinë pasi në 3 ndeshjet e para kanë arritur të realizojnë 13 gola, një tregues i qartë i formës së mirë që po kalojnë.
Nga ana tjetër Kukësi nuk pritet ta ketë të vështirë përballë Flamurtarit tashmë pa asnjë lloj objektivi. Vlonjatët janë matematikisht të rënë një kategori më poshtë dhe nuk luajnë për asgjë.
Në ndeshjet e tjera të javës së 29 të Superligës, Vllaznia pret në Shkodër Bylisin ndërsa Skënderbeu Laçin.
Superliga kryesohet nga Tirana me 59 pikë e ndjekur nga Kukësi me 9 më pak.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West