Rishfaqja e coronavirus në Kinë ngjall shqetësime për një valë të dytë
Të hënën, Kina raportoi 36 raste të reja në Pekin, teksa autoritetet nxituan menjëherë testimin e mijëra qytetarëve që dyshohet se kanë qenë në tregun ushqimor, aty ku dhe u rishfaq virusi.
Numri i rasteve të regjistruara në Kinë gjatë ditëve të fundit është më i lartë se ato në dy muajt e fundit.
Bursat e Parisit, Londrës, Tokios dhe Shangait kanë rënë ndjeshëm gjatë së hënës pas frikës së një vale të dytë infektimesh nga COVID-19. Numri i të infektuarve vazhdon të njohë rritje dhe pa pasur ende një vaksinë, risku i lehtësimit të masave dhe heqja e kufizimeve për udhëtimet mund të rikthejë shifrat e larta.
Duket se vatra e re ka filluar në tregun “Xinfadi”, tregu ushqimor më i madh në Pekin.
Pekini ka mbyllur tregun dhe i ka bërë thirrje personave që kanë qenë aty që të vetizolohen për dy javë. Po ashtu edhe lagjet afër asaj zone janë mbyllur ndërkohë që janë kryer 76 mijë teste.
Rihapje e kujdesshme
Në botë janë rrëth 8 milionë raste të konfirmuara me COVID-19, ndërsa mbi 433 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit, sipas përllogaritjeve nga Universiteti John Hopkins.
Të hënën, Ministria e Shëndetësisë raportoi një rritje prej 11 mijë rastesh të reja për të tretën ditë radhazi.
Në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë rastet e reja në mbi gjysmën e shteteve. Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo ka kërcënuar se do të rikthejë masat e ashpra aty ku pushtetet vendore nuk arrijnë të vejnë në zbatim rregullat e distancimit social.
Lexoni gjithashtu
Pekini mbyll tregun më të madh ushqimor në vend pas zbulimit të rasteve të reja me COVID-19
Situata e COVID-19 në RMV nuk njeh përmirësim, 9 viktima e 162 të infektuar
Viktimat nga coronavirus, Brazili renditet në vend të dytë pas SHBA
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut