Heqja e kontrolleve kufitare, aeroporti i Brukselit me masa të reja sigurie

15 Qershor 2020 | 14:39

Aeroporti i Brukselit zbuloi të hënën masat e reja të sigurisë teksa shtetet evropiane nisën lehtësimin e kontrolleve kufitare.

Në bazë të procedurave të reja, stafi i aeroportit kontrollon temperaturën trupore të pasagjerëve të jashtëm përpara se ata të hyjnë në strukturë, si dhe të atyre të brendshëm, përpara ses ata të arrijnë në zonën e mbledhjes së bagazheve.

Nëse temperatura e tyre arrin në 38 gradë Celsius, atyre do t’u kërkohet të ndërrojnë maskën mbrojtëse në fytyrë dhe të konsultohen me mjekun.

Autoriteti aeroportual vendosi në mbarë strukturën shishe plastike me dezinfektues dhe nisi testimin e një roboti me rreze ultra-violetë të kontrolluar në distancë, që mund të ofrojë gjendjen e pastërtisë në vende të mbyllura të aeroportit si dyqane dhe tualete.

Shefi i aeroportit të kryeqytetit belg, Arnaud Feist deklaroi se e hëna ishte një ditë e rëndësishme me rreth 4 mijë pasagjerë dhe 60 fluturime nga Brukseli, pasi trafiku ishte ulur me 99 për qind gjatë bllokadës anti-COVID, periudhë e konsideruar si shumë e vështirë për sektorin e aviacionit.

“Vetëm personat me temperaturë nën 38 gradë mund të hyjnë në aeroport. Ndërkohë, edhe maskat që mbulojnë gojën janë me detyrim dhe duhet të vishen nga i gjithë stafi dhe të gjithë pasagjerët. Ne kemi instaluar gjithashtu shumë letra ngjitëse që i kujtojnë distancimin social çdo pasagjeri, në çdo hap që bën në aeroport, duke bërë që ata të ndihen të sigurt dhe të mos infektojnë njëri-tjetrin”, deklaroi Arnaud Feist.

Zyrtarët evropianë shpresojnë se me heqjen e kontrolleve kufitare të brendshme do të mundësojë një rihapje graduale për vendet e tjera duke filluar nga korriku dhe do të ringjallë industrinë e turizmit, që u dëmtua gjatë bllokadës e që përbën thuajse 10 për qind të ekonomisë së BE-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026