Gazetari rus shet mbi 103 mln dollarë medaljen e Nobelit, ndihmë për ukrainasit
Kryeredaktori rus i gazetës së pavarur “Novaya Gazeta”, Dmitry Muratov shiti në ankand medaljen e tij të Çmimit Nobel për Paqe për 103.5 milionë dollarë.
Ai tha se të gjitha paratë nga shitja do të shkojnë për të ndihmuar refugjatët nga lufta në Ukrainë, raporton BBC.
Muratov u shpërblye me çmimin e paqes në vitin 2021 për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në Rusi.
Heritage Auctions, që ka kryer shitjen, nuk ka zbuluar se kush ishte blerësi i kësaj medaljeje.
“Shitja e medaljes së artë në Nju Jork do të përfitojë nga reagimi humanitar i UNICEF-it për fëmijët e zhvendosur të Ukrainës”, u njoftua nga Heritage Auctions në një deklaratë.
“Mesazhi më i rëndësishëm sot është që njerëzit të kuptojnë se po ndodh një luftë dhe ne duhet të ndihmojmë njerëzit që po vuajnë më shumë,” tha Muratov në një video të lëshuar nga Heritage Auctions.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës