VIDEO l Evakuimi i banorëve nga pallati pas rënies së zjarrit në garazh
Të paktën tetë qytetarë u lënduan pas rënies së zjarrit në garazhin e një pallati në zonën e Astirit, ku u përfshinë nga flakët 4 automjete.
Euronews Albania ka siguruar pamje nga momenti i evakuimit të familjeve nga pallati, ku shihet se ata evakuohen duke përdorur shkallët e zjarrëfikses.
Për shkak të flakëve, pallati dhe zona përreth saj u mbulua nga tymi.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, ku të lënduar kanë mbetur shtetasit: A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç.
Ata kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spital dhe më pas janë larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sipas kqyrjes paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Ndërsa, në vengjarje kanë shkuar edhe specialiste të njësisë anti-eksploziv, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jetë vendosur një sasi tritoli.


LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta