Bujqësia nën pandemi, Çuçi: Nuk pati ndalesa, eksportet u rritën me 10 për qind

15 Qershor 2020 | 18:16

Në një intervistë për Ilva Now në Euronews Albania, Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi u shpreh se bujqësia nuk pati ndalesa për shkak të pandemisë së COVID-19 në Shqipëri.

Ai pranoi se kishte probleme të ndalimit të prodhimit apo qarkullimit të produkteve bujqësore, por këmbënguli se kjo ka zgjatur vetëm në ditët e para. Duke iu referuar statistikave të fundit, Çuçi tha se periudha e fundit ka qenë me tregues pozitivë për bujqësinë, pavarësisht së gjendjes nën pandemi.

“Prodhimi, qarkullimi dhe eksporti nuk ka ndaluar në asnjë ditë. Në fakt nga statistikat e pesë-mujorit të parë të vitit 2020 eksportet rezultojnë me rritje krahasuar me eksportet e një viti më parë me një shifër jo të vogël, rreth 10 për qind” – pretendoi Ministri Çuçi duke këmbëngulur se nga kjo statistikë kanë përfituar edhe fermerët, jo vetëm grosistët.

“Më e rëndësishmja është se edhe në vlerë eksportet kanë një rritje shumë më tepër se sa në sasi,” – shtoi më tej ministri duke këmbëngulur se sektori nuk pati probleme.

Ministri i Bujqësisë theksoi se Shqipëria ka një situatë të larmishme ku përtej mbylljes totale të aktiviteteve gjatë tre muajve të fundit. Sipas qeverisë aktualisht vendi ka shënuar prodhim më të lartë dhe shitje e eksporte më të larta të produkteve bujqësore.

Çuçi tha se tashmë Shqipëria eksporton prodhime bujqësore pothuajse në të gjitha vendet e Evropës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026