Rusia premton hakmarrje për bllokimin e transitit drejt Kaliningradit
Rusia është e acaruar dhe po kërkon me ngulm që BE të zhbllokojë menjëherë kalimin transit drejt Kaliningradit përmes Lituanisë.
Pasi Ministria e Jashtme ruse thirri për sqarim ambasadorin e BE në Moskë, sekretari i Këshillit Rus të Sigurisë reagoi me tone kërcënuese.
“Rusia do të reagojë ndaj akteve armiqësore. Aktualisht po hartojmë masat përkatëse në një format ndërinstitucional dhe do t’i miratojmë ato së shpejti. Pasojat e tyre do të kenë një impakt domethënës dhe negativ ndaj popullsisë së Lituanisë”, thuhet në reagim.
Nga ana e tyre, autoritetet lituaneze kanë mohuar përgjegjësinë. Sipas tyre, ndaj Kaliningradit nuk është vendosur asnjë bllokadë, por vetëm sa është zbatuar një masë që përfshihet në paketën e sanksioneve.
“Lituania nuk ka interes të përshkallëzojë asgjë, por sanksionet duhet të përmbushen. Është ironike të flasë për shkelje të një traktati ndërkombëtar një shtet ku nuk ka ngelur traktat ndërkombëtar pa u shkelur”, u shpreh Ingrida Simonyte, kryeministre e Lituanisë.
Sanksionet kanë nisur të aplikohen nga kompania kryesore hekurudhore lituaneze në aksin që lidh Kaliningradin dhe Moskën përmes një pjese të territorit të saj dhe Bjellorusisë.
Furnizimet për enklavën që Rusia mbajti pas Luftës së Dytë Botërore mund të bëhen përmes detit dhe tokës, gjithmonë nëse nuk transportohen produkte të prekura nga sanksionet e vendosura pas agresionit ndaj Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West