‘Mos negocioni me Putin, është bandit’, ish-oligarku rus paralajmëron Evropën
Ish-oligarku rus, Mikhail Khodorkovsky ka paralajmëruar Evropën që të mos negociojë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për dhënien fund të luftës në Ukrainë.
Khodorkovsky, një biznesmen i cili tanimë jeton në Londër, por që dikur konsiderohej njeriu më i pasur i Rusisë, deklaroi në një intervistë për Euronews se Putin nuk është burrë shteti, por një bandit.
“Udhëheqësit e vendeve të mëdha evropiane ende besojnë se mund të negociojnë diçka me Putinin pa demonstruar forcën e tyre dhe se ata mund të bisedojnë me të. Ky është një gabim dramatik sepse ai nuk është një burrë shteti si ata, por veçse një bandit”, tha Khodorkovsky.
I pyetur se si do të përfundojë lufta, biznesmeni citoi parashikimin e bërë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Ai tha pak ditë më parë se lufta nuk mund të zgjidhet vetëm në tryezën e bisedimeve, por edhe në fushën e betejës.
“Unë u befasova nga zoti Borrell, ai është një burokrat evropian dhe nuk prisja ndonjë fjalë të ashpër prej tij, por ai tha disa fjalë shumë korrekte: kjo çështje nuk do të zgjidhet në tryezën e bisedimeve, por në fushën e betejës. Natyrisht, ne do të kemi negociata në fund të kësaj lufte, por para së gjithash ky konflikt do të zgjidhet në fushën e betejës”, u shpreh Khodorkovsky.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta