Shpërfillja e koronavirusit, Evropa ‘ndëshkon’ Suedinë

16 Qershor 2020 | 11:42

Teksa shumë vende evropianë rihapën kufijtë ditën e hënë, të paktën 7 shtete kanë ndaluar sudezët që të hyjnë në territorin e tyre, përfshirë fqinjët si Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda. Nëse vijnë, ata do të jenë të detyruar të hyjnë në karantinë.

“Është një lloj strategjie ndëshkimi, ose ndoshta për t’u mbrojtur. Dikush mund të mendojë se suedezët kanë bërë çmenduri, sidomos në jug të vendit ku njerëzit jetojnë normalisht dhe rregullat nuk janë aq të forta. Mendoj se kjo dëmton paksa imazhin e Suedisë”, komenton Alejandra Pizarro Correa, sipërmarrëse nga Suedia.

“Ndoshta nuk është çudi që disa vende nuk i duan turistët suedezë. Duket një masë e arsyeshme e marë nga vendet e tjera që kanë qenë më strikte me rregullat dhe që mendojnë se Suedia ka qenë paksa më e relaksuar”, shprehet Tulio, një tjetër qytetar suedez me profesion mësues.

Ditën e hënë, bilanci i vdekjeve në vendin skandinav shkoi në 4 miijë e 891 njësi, ndër më të lartat në botë me 484 vdekje për 1 milion banorë.

Ta gjejë veten në një pozitë të tillë është diçka e panjohur për Suedinë, e konsideruar si vendi me reputacionin më të mirë në botë në vitet 2016, 2018 dhe 2019 dhe i vlerësuar për transparencën, sigurinë dhe sistemin shëndetësor, pa harruar kujdesin etik dhe progresin.  

Por tani, qasja e Suedisë ndaj koronavirusit e ka lënë vendin të izoluar dhe shumë qytetarëve u është dashur të anulojnë pushimet e verës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026