Një ilaç i zakonshëm dhe me pak kosto rezulton se e lufton fort coronavirusin
Shkencëarët britanikë kanë zbuluar se një ilaç i lirë dhe që gjendet lehtësisht në treg, i quajtur deksametazon, mund të shpëtojë jetët e pacientëve të sëmurë rëndë me COVID-19, sipas Reuters.
Ilaçi e ul me tri herë rrezikun e vdekjes për pacientët që janë vendosur nën ventilatorë, dhe me pesë herë për pacientët që duhet të marrin oksigjen.
Ekspertët e Universitetit të Oksfordit, në Britani, thonë se deri tani do të kishin shpëtuar 5000 jetë me këtë ilaç, i cili blihet në farmaci me më pak se 5 dollarë dhe përdoret zakonisht për sëmundje reumatike, astma, alergji, etj.
Deri tani është vërtetuar se në çdo 20 pacientë me COVID-19, vetëm njëri prej tyre ka nevojë të kurohet në spital. Edhe nga personat që shtrohen në spital, shumica dërrmuese e kalon me mjekime, por disa kanë nevojë të marrin oksigjen ose t’u vendoset aparat ventilimi.
Këta të fundit janë pacientët më të rrezikuar, dhe ilaçi bën punë pikërisht për këta, duke ua shtuar mundësitë për mbijetesë.
Ilaçi arrin të qetësojë inflamacionet kur trupi e ka ngritur temperaturën në maksimum për ta luftuar vetë virusin.
Ekipi i Oksfordit ua dha ilaçin 2000 pacientëve, dhe më pas krahasuan rezultatet me 4000 pacientët që nuk e kishin marrë.
Për pacientët me ventilatorë, ilaçi e uli rrezikun e vdekjes nga 28 deri në 40%. Për ata me oksigjen në 20%-25%.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi