Sulm me mjet shpërthyes në Kosovë pas marrëveshjes me Serbinë për energjinë
Një mjet shpërthyes është hedhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:45 në objektin e elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës.
Burime për Kosova Press bëjnë me dije se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar krejtësisht një transformator dhe disa automjete të cilat kanë qenë të parkuara afër këtij objekti.
“Dyshohet se mjeti shpërthyes është hedhur qëllimshëm nga një ose më shumë persona dhe ka të bëjë me marrëveshjen për energjinë të arritur mes Prishtinës dhe Beogradit ditë më parë në Bruksel. Si rrjedhojë pjesa dërmuese e qytetit ka mbetur pa energji elektrike deri në orët e hershme të mëngjesit”, kanë thënë burimet.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetimet, ndërsa është hapur rast për tre vepra penale që ndërlidhen me incidentin.
Më 21 qershor, në Bruksel u arrit marrëveshja për zbatimin e marëvehshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është nënshkruar në vitin 2013, por nuk kishte gjetur zbatim.
Përmes kësaj marrëveshje të arritur, qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës,të banuara më shumicë serbe, që nuk kanë paguar drita nga 1999, detyrohen të paguajnë faturat.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta