Statusi i Ukrainës nuk shqetëson Rusinë: BE dhe NATO, si Hitleri kundër BS-së

24 Qershor 2022 | 17:39

Rusia duket se nuk është e shqetësuar nga dhënia e statusit të vendit kandidat për Ukrainën, pas vendimit unanim të marrë të enjten nga liderët e BE-së në samitin e Këshillit Evropian. Në reagimin e parë, Kremlini ka vlerësuar se dhënia e statusit është çështje e brendshme e Unionit.

“Këto janë çështjet e brendshme të Evropës. Është jetike që këto procese të mos sjellin probleme të tjera për ne dhe për marrëdhëniet mes vendeve të përmendura dhe Rusisë, pasi aktualisht probleme ka boll. Është me rëndësi të mos shkojmë drejt përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me BE-në, sepse një gjë e tillë është shumë e lehtë”, u shpreh Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov vlerësoi se ndryshe nga NATO, BE nuk është një aleancë ushtarake dhe rrjedhimisht statusi nuk përbën kërcënim për Rusinë. Por gjatë një vizite në Baku, ai nuk i kurseu kritikat për Perëndimin.

“Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, Hitleri dhe kabineti i tij mblodhi pjesën dërrmuese të vendeve evropiane për të sulmuar Bashkimin Sovjetik. Kjo ngjason me situatën aktuale. Sot, BE dhe NATO po formojnë një koalicion të tillë për  të luftuar në përmasa të mëdha kundër Rusisë”, tha Sergei Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026