200 euro, tregu i ‘pronotimit’ të një teme diplome, pjesë edhe pedagogët
Në Shqipëri me pak para mund të blesh punimin e diplomës. E gjithë kjo tregti e diplomave të të gjithë niveleve zhvillohet në sytë e stafeve akademike e Ministrisë së Arsimit.
Ky Unpublished tregon sesi me tarifa prej 150 deri në afro 200 euro mund të prenotosh temën e diplomës në Shqipëri me thjeshtësinë më të madhe përmes internetit dhe rrjeteve sociale. Vetë ekspertët e arsimit dhe pedagogët e pranojnë se ky fenomen ndodh rëndom.
Tani është periudha kur studentët po përgatiten të dorëzojnë diplomat dhe më pas në korrik ose në vjeshtë, (në shtator) të bëjnë mbrojtjen e tyre.
Dhjetra faqe në internet promovojnë aktivitetin e tyre që lidhet me shitjen e diplomave të nivelit Bachelor dhe Master.
Unpublished hyri në një bisedë me një nga faqet në rrjetin social Instagram për t’u interesuar më shumë se si funksionon ky biznes.
Nga biseda u kuptua se një temë diplome, në rastin konkret, kushtonte 180 euro.
Këto faqe online funksionojnë si grupe, të cilat marrin përsipër të bëjnë kundrejt pagesës tema diplome të degëve të ndryshme duke garantuar për rezultate të larta pas prezantimit të diplomës.
“Sot me ardhjen e rrjeteve sociale me ardhjen dhe zhvillimin në këtë fazë të internetit, mjaftion një kërkim në rrjetin social Instagram, që është rrjeti social më i përdorur nga të rinjtë sot. Mjafton të kërkosh tema diplome dhe ty të dalin minimalisht 50 faqe që e ofrojnë këtë shërbim, disa nga këto faqe vetëdeklarohen se temat dhe punimet vijnë nga pedagogë, pra pedagogët që duhet të jenë padyshim kundër kësaj këtij tregu le të themi sepse padyshim ka një anë morale dhe etike e gjithë gjëja nuk është vetëm pjesa e marrjes së këtyre parave që këta persona do marrin”, u shpreh Gevio Tabaku, student.
“E keqja e këtyre diplomave shkon kur ato janë në fusha të tilla si mësuesia, infiermieria, stomatologjia, farmacia e kështu me radhë pasi janë profesione që kanë të bëjnë me jetën dhe të ardhmen e njeriut. Me shëndetin, por edhe këto profesionet e mësuesisë që janë goxha delikate’, u shpreh Albano Zhapaj, ekspert arsimi.
Diplomat Bachelor dhe Master në Shqipëri nuk kontrollohen për përmbajtjen nga ndonjë sistem filtrimi në fakultet. Megjithatë doktoraturat kontrollohen dhe rezultatet e pavarura kanë treguar për një shkallë të lartë plagjiature të vetë pedagogëve.
Unpublished kërkoi të marrë një intervistë në Ministrinë e Arsimit në lidhje me fenomenin e blerjes së diplomave në Shqipëri, por ministria zgjodhi të mos nxjerrë një përfaqësues të saj. Po ashtu, Rektorati i Universitetit të Tiranës nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara nga Unpublished nëse është në dijeni të fenomenit dhe nëse ka bërë përpjekje në bashkëpunim ose jo me të tretë për të dekurajuar fenomenin.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta