Vangjel Dule: Marrëveshja zgjedhore nuk prek problematikat e procesit, bën vetëm arnime

16 Qershor 2020 | 18:25

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cilësoi ndryshimet në kodin zgjedhor si arnime dhe jo reformë.

Gjatë një interviste për Ilva Now në Euronews Albania, Dule tha se rrënja e problemit të zgjedhjeve ka qenë gjithmonë administrimi i tyre, por që sipas tij, propozimi për administrim jopolitik përmes individëve apo administratës publike, aktualisht nuk mund të arrihet, pasi në dy vitet e fundit proceset zgjedhore kanë qenë me shembuj shumë negativë.

“Hapi për identifikimin biometrik është i rëndësishëm, por që kurrësesi nuk e zgjidh problemin, zemra e problemit, krahas administrimit është shitblerja e votës, për së cilën nuk flitet nga askush,” – tha Dule teksa e cilësoi marrëveshjen e 5 qershorit si marrëveshje që nuk prek aspektet më të domosdoshme dhe kryen vetëm arrnime të kodit zgjedhor.

Dule e cilësoi opozitën më të përgjegjshme se mazhoranca, pasi sipas tij po angazhohet seriozisht të shpëtojë zgjedhjet e ardhshme.

“Procesi i ardhshëm zgjedhor është në rrezik. Në mazhorancë ka një mentalitet kleptokratik, edhe atëherë kur e kanë të sigurt fitoren,” – tha Dule duke marrë si shembull zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë Korçë në vitin 2013, ku me kalimin e Niko Peleshit zëvendëskryeministër, u zhvilluan sërish zgjedhje.

“Edhe pse ishim koalicion i fortë, sapo kishim marrë qeverisjen e vendit, sërish pamë se ai i mallkuari tjetërsim i votës doli në pah,” – tha Dule, partia e së cilit asokohe ishte në koalicion me Partinë Socialiste.

Më tej në diskutim, Dule tha se ndryshimi i sistemit kërkonte një debat më të gjerë, se heqja e koalicioneve parazgjedhore “çon ujë te burimi, Partia Socialiste,” hapja e listave nuk është me aq rëndësi sa trumbetohet.

Ai tha se thelbi se zgjedhësi do të ketë më shumë mundësi nuk qëndron, pasi sërish rreshtimi në listën zgjedhore do të vendoset nga kryetari.

Pragu prej 5 për qind, i kërkuar nga opozita parlamentajre, u kundërshtua nga Dule, sipas së cilit me një prag më të lartë sigurohen “superpushtete” dhe jo “fragmentarizime të pushtetit”, që sipas tij i nevojitet demokracisë shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021