Avokatët në Durrës bojkotojnë seancat gjyqësore deri më 29 qershor
Pas disa ditësh pezullim, 244 avokatët e Dhomës së Durrësit i janë bashkuar bojkotit kombëtar.
Kreu i Dhomës Vendore të Avokatisë tha për “Euronews Albania” se ky bojkot do të zgjasë deri më 29 qershor.
“Është vendosur për datat 27, 28 dhe 29 qershor”, tha Kreu i DHVAD, Lorval Petani. Petani shpjegon përse vendosën këtë datë dhe çfarë do të ndodhë në gjykatë gjatë këtyre ditëve.
“Është vendosur të bojkotohen edhe veprimet proceduriale hetimore në prokuroritë e rretheve gjyqësore Durrës dhe Kavajë. Më datë 29 është thirrur Asambleja e Përgjithshme e Dhomës kKombëtare e Avokatisë. Do merret vendimi përfundimtar si dhe qëndrimi definitiv i Dhomës Kombëtare të Avokatisë”, u shpreh ai.
Për Petanin, heqja e 2 gjykatave do të ndikojë negativisht.
“Do sjellë problematika në tejzgjatjen pafund të gjyqeve, shmang aksesin e qytetarëve në drejtësi dhe vonohen proceset gjyqësore”, sipas tij.
Në këto kushte, avokatët kanë disa sugjerime.
“Të pritet fillimisht të bëhet reforma territoriale. Ne kemi kërkuar të pezullohet harta gjyqësore dhe të eci përpara harta territoriale”, theksoi Petani.
Nga harta e re gjyqësore, Durrësi humb Gjykatën e Apelit dhe atë Administrative.
Largimi i këtyre gjykatave i bashkohet shumë prej shërbimeve të tjera të spostuara tashmë në kryeqytet, si ato të Tatimeve dhe Kadastrës.
LEXONI GJITHASHTU
Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
- 11:39 Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
- 11:31 Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm