Heroina e Krajës, imazhi i gruas hipnotike që guxon të thyejë disa barriera njëherësh

10 Qershor 2020 | 15:56

“Heroina”, ekspozita me motiv të një gruaje të guximshme, misterioze, që nuk ka frikë të lërë pas demonët e konformizmit, është ajo që ka lançuar hapjen e Galerisë 70.

Një kombinim mes skulpturës dhe pikturës, një evokim i peizazheve të trazuara që vijnë njëherësh po aq sa të ashpra edhe të dashura.

“Heroina” e artistit Jon Kraja është ekspozita më e re e Galerisë 70 që në qendër ka imazhin e një gruaje, që josh, që lufton dhe transformohet.

Një femër që nxit dhe të hyn me një buzëqeshje misterioze në zemër për të shpërndarë një valë ngrohtësie. Një sirene që nuk pranon të jetojë në mënyre pasive, duke admiruar mitet dhe origjinën e saj hyjnore. Kështu e përshkruan artisti Kraja krijimin e tij. 

Në tekstin kuratorial, shpjegohet se errësira e konformizmit, e rutinës, e moralit e ndjek heroinën për t’i kujtuar çmimin e lartë të thyerjes së shumë barrierave njëherësh. Një simbolikë e materializuar në telajo por edhe në skulpturë me forma që provokojnë përmes shtresëzimeve që shpalosen në larminë e ngjyrave. 

E tillë është heroina e Jon Krajës, që nga prezantimi në hapësirën virtuale Artsy, më pas gjeti strehë deri në datën 14 qershor pranë Galerisë 70.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026