Talebanët thirrje ndërkombëtarve për heqjen e sanksioneve për shkak të tërmetit
Administrata talebane në Afganistan u bëri thirrje qeverive ndërkombëtare që të heqin sanksionet dhe ngrirjen e aseteve të Bankës Qendrore, pas tërmetit që vrau më shumë se 1000 njerëz dhe la mijëra të pastrehë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Abdul Qahar Balkhi tha në një intervistë për Reuters, se bota duhet t’u japë afganëve të drejtën e tyra themelore, e cila është e drejta e jetës, përmes heqjes së sanksioneve.
Tërmeti me magnitudë 6.1 që goditi lindjen e vendit mëngjesin e së mërkurës, shkatërroi 10,000 shtëpi dhe plagosi rreth 2,000 njerëz, duke vënë në pah sistemin e brishtë shëndetësor të vendit dhe duke paraqitur një provë të madhe për talebanët në pushtet.
Talebanët morën kontrollin në Afganistan në gusht të vitit 2021, por ata nuk njihen nga ndërkombëtarët.
Qeveritë perëndimore janë veçanërisht të shqetësuara për të drejtat e grave dhe vajzave për të punuar dhe studiuar nën sundimin taleban
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta