Liderët e G7-s në Gjermani, konfirmohet mbështetja për Ukrainën
Fillimisht me foto dhe më pas në tryezën e rrumbullakët, liderët e 7 vendeve më të industrializuara të botës u takuan të dielën në kështjellën Elmau të Alpeve bavareze.
Në fokus të ditës së parë të samitit të G7-s, që do të zgjasë deri më 29 qershor, ishte padyshim lufta në Ukrainë, me të gjithë liderët që shprehën mbështetjen e tyre për Kievin.
“Ne do të qëndrojmë përkrah Ukrainës për sa kohë të jetë e nevojshme”, deklaroi në Tëitter presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryeministri britanik Boris Johnson.
Ndërkohë, në një dalje për mediat presidenti i Këshillit Evropian akuzoi Rusinë se po përdor ushqimin si armë lufte.
“Kremlini po e përdor ushqimin si armë. Ne duhet t’i kundërvihemi propagandës ruse për çmimet e ushqimeve dhe fertilizuesve. Lojërat e rrezikshme të urisë nën regjinë e Moskës janë i vetmi shkak për krizën ushqimore botërore. Familje të tëra rrezikojnë vdekjen nga uria. Për këtë arsye BE po kërkon rrugë alternative për grurin ukrainas”, tha Charles Michel, president i Këshillit Evropian.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi