Remitancat në vitin 2018, mbi 1 milionë emigrantë dërguan 1.24 miliardë euro, 35% erdhën nga Italia
Remitancat përbëjnë fluksin më të madh hyrës në ekonominë shqiptare, duke lënë pas investimet e huaja direkte dhe eksportet.
Sipas Bankës së Shqipërisë dhe të dhënave për vitin 2018, rezulton se ato ishin burim të ardhurash për rreth 26 për qind të familjeve shqiptare, duke u renditur si fluksi financiar më i qëndrueshëm dhe më i sigurt në ekonominë shqiptare.
Në total, 1.19 milionë emigrantë shqiptarë kanë sjellë 1.24 miliardë euro fluks remitancash në vitin 2018, që kanë ndihmuar në reduktimin e varfërisë, përmirësimin e shëndetit, rritjen e arsimit dhe rritje gjithëpërfshirëse.
Nga totali, 35 për qind e remitancave vijnë nga Italia, 32 për qind nga Greqia, 8 për qind nga Mbretëria e Bashkuar, 6 për qind nga Gjermania, 10 për qind nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kanalet kryesore të dërgesave janë operatorët e transferimit të parave në masën 57 për qind, ndërsa 39 për qind dërgohen fizikisht.
Një pjesë akoma më e vogël, 4 për qind, vjen përmes sistemit bankar. Kostoja e dërgesave rezulton 8.9 për qind.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania