Merkato verore në Itali, skuadrat do të kenë vetëm 34 ditë kohë për transferime

17 Qershor 2020 | 06:49

Çdo skuadër do ta donte në ekip një si Cristiano Ronaldo, pavarësisht viteve që ka mbi supe.

Sipas mediave italiane, skuadra e Chelsea-it, po mendon një ofertë prej 120 milionë eurosh për shërbimet e sulmuesit. Një shifër e lartë duke marrë në konsideratë se bëhet fjalë për një 35-vjeçar, paçka se diçka e tillë nuk reflektohet në fushën e lojës.

Edhe pse bëhet fjalë për një shifër më të lartë se ajo që bardhezinjtë shpenzuan për afrimin e Ronaldos, duket një misioni i vështirë që kampionët e Italisë të heqin dorë nga portugezi.

Blutë e Londrës kanë interesim dhe për Miralem Pjaniç, megjithatë për boshnjakun do të hasin konkurrencën e Barcelonës, që po ashtu e preferon mesfushorin. 

Federata italiane e futbollit ka njoftuar këtë të martë datat zyrtare të merkatos për sezonin 2020-2021.

Skuadrat do të kenë mundësi për të transferuar lojtarë nga 1 shtatori deri në orën 20:00 të datës 5 tetor, kur dhe do të mbyllet dritarja e transferimeve verore.

Federata ka arritur marrëveshjen me të gjitha klubet për datat e reja. Merkato dimërore në anën tjetër do të hapet në datën 4 janar deri në 1 shkurt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026