Japonia urdhëron 37 milionë njerëz të fikin dritat

27 Qershor 2022 | 09:54

Qeveria japoneze u ka bërë thirrje njerëzve në Tokio dhe zonën përreth të përdorin më pak energji elektrike të hënën, pasi paralajmëroi se furnizimet do të sforcohen teksa vendi përballet me një valë të nxehti.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë pret që kërkesa për energji të jetë e madhe pasditen e sotme sipas kohës lokale, shkruan BBC.

Zyrtarët kërkuar nga njerëzit të fikin dritat e panevojshme, por të përdorin ajër të kondicionuar për të shmangur nxehtësinë e madhe.

Për javë të tëra, zyrtarët kanë paralajmëruar për një krizë energjie ndërsa temperaturat rriten.

Gjatë fundjavës, temperatura në Tokio qendrore u rrit mbi 35 gradë Celsius, ndërsa qyteti Isesaki, në veriperëndim të kryeqytetit, pati një rekord prej 40.2 gradë Celsius. Kjo ishte temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në qershor për Japoninë.

Qershori shënon fillimin e verës në Japoni, me temperatura që zakonisht qëndrojnë nën 30C gjatë muajit.

Në një deklaratë të dielën, ministria tha se kapaciteti gjenerues për energji elektrike pritet të bjerë në 3.7% të hënën pasdite në Tokio dhe tetë prefektura përreth.

Qeveria u kërkoi njerëzve që të fikin dritat e panevojshme për tre orë nga ora 15:00 me kohën e Tokios, duke përdorur siç duhet ajrin e kondicionuar dhe hidratuar gjatë orëve të nxehta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026