Kryeministri Avdullah Hoti prezanton platformën për dialog para shoqërisë civile

17 Qershor 2020 | 14:16

Platformën për dialog fillimisht e prezantoi ditë më parë para akademikëve, ndërsa të mërkurën kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti për këtë temë foli me shoqërinë civile.

Ai tha se nuk pret marrëveshje në takimin e Uashingtonit më 27 qershor, por nga ky takim pret të qartësohen parimet për zhvillimin e dialogut.

“Duket sikur ka një garë mes BE-së dhe SHBA-së sa i përket procesit të dialogut, siç po e quani ju dialogu në dy binarë. Nuk besoj që është në dy binarë. Unë besoj që të dy palët, BE dhe SHBA e komplementojnë plotësisht njëra-tjetrën. Nga këndvështrimi jonë si qeveri e Kosovës, marrëveshja nuk mund të arrihet pa përfshirjen e plotë të dy palëve. As nuk mund të arrihet, e aq më pak zbatohet. Ju i dini më mirë se sa unë se çfarë leva ka në dorë BE-ja e çfarë leva ka në dorë SHBA për të detyruar palët që të ulen në dialog dhe të arrijnë marrëveshjen. Unë beson që roli i këtyre dyjave është komplementar, jo konkurrues”.

Në fjalën e tij Hoti ripërsëriti qëndrimin se integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm, njësoj si karakteri unitar i Shtetit të Kosovës. Hoti tha që të gjitha konspiracionet e ndryshme për harta, për shkëmbime territoreve, për të janë jorelevante (jo të rëndësishme) dhe nuk janë të vërteta.

“Atë që kam kërkuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë në ditën e parë që e kam marrë detyrën në telefonatat në Berlin, në Paris, në Bruksel edhe në Uashington edhe në të tjera, por në veçanti këto katër qendra kryesore kam kërkuar si kryeministër të di ku ka arritur procesi. Përgjigja e tyre ka qenë e qartë: “Nuk ka arritur askund. Të dyja palët do të uleni në tavolinë si dy shtete të pavarura dhe do të negocioni për të mbërri një marrëveshje gjithëpërfshirëse që duhet të çoj tek njohja reciproke”.

Shefi i ekzekutivit njoftoi që nesër ka ftuar takimin e parë me liderët e partive politike pozitë dhe opozitë për të folur për dialogun dhe qëndrimet e tyre para takimit të Uashingtonit. Por, paralajmëroi dhe samitin e Parisit, dikur në muajin korrik.

Veç liderëve të partive politike, Hoti tha se ka folur dhe me ambasadorët e QUINT-t me të cilët do të takohet gjatë javës.

“Gjatë kësaj jave do të kemi një takim me të gjithë ambasadorët e BE-së për t’i informuar formalisht edhe njëherë për këtë çështje. Ambasadorët e Kosovës që janë në qendrat kryesore në Evropë dhe në SHBA, i kanë marrë udhëzimet e qarta për qasjen e qeverisë karshi procesit të dialogut dhe ne e konsiderojmë vetën të gatshëm për të filluar këtë proces”, shtoi Hoti.

Kryeministri Hoti bashkë me Presidentin Thaçi pritet që më 27 qershor të takohen me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026