Raporti i Avokatit të Popullit evidenton shkeljet e KED
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përgjatë vitit 2019 ka kryer disa shkelje gjatë mbledhjeve. Këtë thotë raporti i publikuar nga Avokati i Popullit mbi “Monitorimin e Veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.
Në raport thuhet se, ndër këto problematika spikasin ato të vërejtura gjatë procedurave të hedhjes së shortit për krijimin e KED, mbledhjet dhe njoftimet për mbledhje të këtij institucioni, pjesëmarrja në mbledhje, procedurat e ndjekura nga KED për verifikimin e plotësimit të kushteve formale për vlerësimin e kandidaturave, vlerësimin e kandidatëve, transparencën e organit të KED-së, respektimin e afateve nga ana e saj, etj.
“Nuk janë zbatuar kriteret e ligjit për të bërë listat e paraqitura nga organet që duhet t’i dërgojnë ato dhe pa asnjë shpjegim, për disa organe e kategori të përfaqësuara, janë përdorur kritere më të kufizuara e për disa jo. Fakt është që që prej fillimit të punës, KED e vitit 2019 nuk kishte numrin prej 9 anëtarësh, të përcaktuar me ligj”, theksohet në raport.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka një rol kyç në suazën e institucioneve të reja të reformës në drejtësi dhe gjatë dy viteve të fundit ai është vënë në qendër të mosmarrëveshjeve midis institucioneve të ndryshme të angazhuara në zbatimin e kësaj reforme.
Së fundmi, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar kreun e KED, Ardian Dvorani pasi mandati i tij si anëtar i Gjykatës së Lartë kishte përfunduar prej shumë vitesh. Ndaj Dvoranit ka pasur akuza nga Presidenti i Republikës për shkelje të Kushtetutës gjatë veprimtarisë për krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë duke e cilësuar madje si “kamikaz politik”.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)