Zjarr nga trazirat në burgjet kolumbiane, 51 viktima
Një zjarr brenda një burgu të mbipopulluar kolumbian vrau 51 të burgosur në orët e para të mëngjesit të së martës, thanë autoritetet.
Zjarri shpërtheu mes trazirave brenda burgut në qytetin perëndimor të Kolumbisë, Tolua.
Rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale, një përleshje shpërtheu mes të burgosurve, sipas ministrit kolumbian të Drejtësisë Wilson Ruiz. Një i burgosur i vuri flakën një dysheku gjatë përleshjes dhe flakët u përhapën në të gjithë burgun.
“Personeli i vuajtjes së dënimit u përpoq të kujdesej vetë, por flakët ishin shumë të forta dhe na u desh të prisnim mbërritjen e zjarrfikësve për të kontrolluar situatën”, tha Ruiz.
24 persona u plagosën, duke përfshirë këtu edhe disa roje.
Burgu është i sigurisë së mesme ku të burgosurit vuajnë ose dënime të lehta ose mbarojnë muajt e fundit të burgimit të tyre, tha Ruiz.
Burgjet kolumbiane janë tejet të mbipopulluara. Mesatarisht, shumica janë 20% mbi kapacitetin, tha Ruiz. Megjithatë, burgu ku shpërtheu zjarri në Tolua ishte 17% mbi kapacitetin, duke e bërë atë një nga burgjet më pak të mbipopulluara të vendit.
Luftimet vdekjeprurëse dhe trazirat në burgje nuk janë të rralla në Kolumbi dhe vendet fqinje. Në mars 2020, 24 të burgosur vdiqën në një trazirë në burgun Picota në Bogota ndërsa po protestonin ndaj masave COVID-19 brenda sistemit të burgjeve.
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur