Kriza energjetike, disa shtete të gatshme të rikthejnë termocentralet me qymyr
Austria po përgatitet të rihapë këtë termocentral me qymyr. I mbyllur në vitin 2020, ai mund të rikthehet në shërbim për të përballuar rrezikun e ndërprerjes së furnizimeve me gaz rus për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian.
“Ne po përgatitemi për faktin se nuk do të kemi më të njëjtën siguri të gazit me të cilën jemi mësuar vitet dhe dekadat e fundit. Do të kërkohet çdo kontribut që mund të përdoret për të zëvendësuar përdorimin e gazit. Qymyri është një mundësi e veçantë, dhe mund të ndihmojë në uljen e konsumit të gazit”, u shpreh Christof Kurzmann-Friedl, menaxher në termocentralin e qymyrit.
Austria nuk është i vetmi shtet anëtar që përgatitet të rifillojë termocentralet e saj me qymyr.
Gjermania dhe Franca kanë bërë njoftime të ngjashme, duke rrezikuar objektivin e BE-së për të reduktuar emetimet e gazrave serrë me të paktën 55% deri në vitin 2030. Konflikti në Ukrainë dhe pasojat e tij ekonomike dhe energjetike duket se kërcënojnë ambicien klimatike të BE-së.
“Është mjaft tronditëse që po e lejojmë veten të kthehemi mbrapa, të kemi termocentrale, të rihapim termocentrale që janë dy herë më ndotëse se qendrat e benzinës, ne po ia lejojmë vetes në vend që të lutemi për ulje të konsumit, për shembull duke kryer fushata publike siç kemi bërë në të kaluarën”, tha Geneviève Pons, Drejtore e Përgjithshme e Institutit Europe Jacques Delors.
Për ambientalistët, lufta në Ukrainë nuk duhet të përdoret si justifikim për të vënë në pikëpyetje Paktin e Gjelbër.
Përkundrazi, duhet t’i shtyjë shtetet anëtare të veprojnë më shpejt. Pavarësisht boshllëqeve 27 vendet anëtare të BE do të duhet të vazhdojnë tranzicionin nëse duan të përmbushin angazhimet e tyre.
Prandaj, zgjedhjet e sotme duhet të përcaktojnë shkallën e përshpejtimit që do të nevojitet nga tani deri në vitin 2030 për të arritur neutralitetin e karbonit në vitin 2050.
LEXONI GJITHASHTU:
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell