Zgjerimi i NATO-s do të ketë efekt destabilizues, sipas zv.ministrit rus

29 Qershor 2022 | 19:52

Zëvendës ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov thotë se zgjerimi i NATO-s me Suedinë dhe Finlandën do të ketë efekt destabilizues në botë.

Sipas tij, anëtarësimi i dy vendeve skandinave nuk e shton sigurinë për aleancën ushtarake, shkruan France 24.

“Ne e konsiderojmë zgjerimin e aleancës së Atlantikut të Veriut si një faktor thjesht destabilizues në çështjet ndërkombëtare,” tha ai.

Ryabkov nënvizoi se Samiti i NATO-s, mbajtur në Madrid, konfirmoi dhe konsolidoi politikën e aleancës për kontrollin agresiv ndaj Rusisë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Aleanca po hyn në një epokë të re me marrëveshjen që i lejon Suedisë dhe Finlandës të aderojnë në të.

Deklarata erdhi pas bisedimeve me Turqinë, e cila kishte kundërshtuar anëtarësimin e vendeve nordike me argumentin se mbështesnin separatistët kurdë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026