Këngëtari i njohur R. Kelly dënohet me 30 vjet burg

29 Qershor 2022 | 21:40

Këngëtari i njohur R. Kelly është dënuar me 30 vjet burg për akuzat e shantazhit dhe trafikimit seksual.

Prokurorët i kishin kërkuar gjykatësit të dënonte Kelly, 55 vjeç, me më shumë se 25 vjet burg, ndërsa avokatët e tij mbrojtës kërkuan 10 ose më pak, duke thënë se kërkesa e prokurorëve ishte “e barabartë me një burgim të përjetshëm”.

Vitin e kaluar, Kelly u shpall fajtor për disa akuza duke përfshirë shfrytëzimin seksual të një fëmije, shantazh, ryshfet dhe trafikim seksual.

Gjykata zbuloi se Kelly, emri i plotë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, kishte trafikuar gra mes shteteve të ndryshme të SHBA-së dhe kishte prodhuar pornografi për fëmijë.

Gjatë gjykimit u tha gjithashtu se menaxherët e tij dhe rojet e sigurisë rreth tij ishin bashkëpunëtorë në këto krime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026