Tensione në Mal të Zi, policia arreston kryetarin e bashkisë në Budva, nuk pranoi të dorëzonte detyrën
Policia malazeze arrestoi një ditë më parë kryetarin e bashkisë në Budva, Marko Carovic, dhe shefin e asamblesë lokale, Krsto Radoviç pasi nuk pranuan të dorëzojnë detyrën.
Carović dhe Radović, përfaqësuesit e opozitës nga Fronti Demokratik dhe Mali i Zi Demokratik, nuk pranuan të hiqnin dorë nga pozicionet e tyre edhe pse humbën shumicën në asamblenë komunale. Ata pretendojnë se vota për shkarkimin e tyre nuk ishte në përputhje me ligjin.
Mediat vendase raportojnë se Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët që ishin mbledhur për të protestuar kundër arrestimit dhe asaj që ata e quajtën “dhunë policore”.
Në një deklaratë për mediat pas arrestimeve, shumica e partive opozitare reaguan ashpër, duke pretenduar se policia sillej brutalisht me urdhrat e qeverisë dhe se vendi po shkon drejt diktaturës.
Arrestimet erdhën pas disa javësh tensionesh midis autoriteteve lokale, të përfaqësuar nga partitë kryesore të opozitës dhe Partisë Demokratike e Socialistëve e cila ka drejtuar Malin e Zi për gati tri dekada.
Për ngjarjet e fundit në Mal të Zi ka reaguar edhe faktori ndërkombëtar. Ambasadorja e SHBA në Mal të Zi i bën thirrje të gjitha partive të dialogojnë për t’i dhënë fund përshkallëzimit të dhunës.
”Respektimi i proceseve demokratike dhe sigurimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme janë themelet e demokracisë” shkruan ambasadorja.
Edhe përfaqësuesja e BE në një postim në Twitter iu bën thirrje autoriteteve të zbatimit të ligjit që të tregojnë vetëpërmbajtje.
“BE u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë të demonstrojnë respekt për sundimin e ligjit dhe parimet demokratike dhe të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme”, thuhet në reagim.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.