Sot seanca e Kuvendit, diskutohet kompensimi financiar i ndërtuesve

30 Qershor 2022 | 10:08

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë Parlamentare.

Në rendin e ditës është miratimi i aktit normativ për kompensimin financiar të ndërtuesve.

Ky akt synon të ndihmojë kompanitë që kanë marrë përsipër ndërtimin e veprave publike duke i kompensuar për rritjen e çmimeve të disa materialeve. Vendimi është kundërshtuar nga opozita në komisionet parlamentare.

Pavarësisht se ka vetëm një pikë në rendin e ditës së Kuvendit, priten edhe debate politike për çështje të ndryshme. Nuk dihet sa do të jetë kohëzgjatja duke qenë se kjo varet nga lista e deputetëve të pranishëm.

Kujtojmë se kryeministri Rama nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme pasi ndodhet në Spanjë për samitin e NATO-s, ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha pritet të ngjitet në foltore për të mbajtur fjalën e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026